Ballina Artikuj Kur do ta kuptojmë se “shtëpia” është institucioni më i rëndësishëm i...

Kur do ta kuptojmë se “shtëpia” është institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie?!

Hoxhë Halil Avdulli

Kur përmendim fjalën “institucion”, mendja na shkon tek shkollat, universitetet, ministritë, ndoshta edhe mediat – sepse janë sisteme të dukshme, me ndërtesa, ligje e rregulla të brendshme.

Por institucioni më i rrezikshëm në jetën e njeriut, madje edhe në të ardhmen e krejt shoqërisë, nuk ka strukturë zyrtare, nuk figuron në buxhetet e shtetit, nuk zgjidhet drejtori i tij e nuk mbahen përgjegjës punonjësit e tij.

Kjo është: shtëpia.

Shtëpia është institucioni i parë ku formohet mendja e njeriut, ku ndërtohet shpirti i tij, dhe ku mbillen farat e së mirës apo të së keqes.

Edukimi i heshtur është më i rrezikshëm se udhëzimi i drejtpërdrejtë

Babai dhe nëna nuk kanë nevojë t’u mbajnë ligjëratë fëmijëve për ndershmërinë; mjafton që ata t‘i ndëgjojnë duke gënjyer në një telefonatë të shkurtër, ose t’u premtojnë dhe të mos mbajë fjalën.

Në shtëpi, ne nuk edukohemi vetëm me ato që na thuhen, por me ato që shohim, që jetojmë dhe që marrim frymë çdo ditë.

Shtëpia krijon “orientimin e përgjithshëm” të individit

Para se fëmija të hyjë në shkollë, ai tashmë ka zgjedhur pavetëdijshëm mënyrën e tij të të shikuarit të jetës:

• A është jeta respekt për të tjerët… apo britmë e dominim?

• A ka besim tek vetja… apo ndjehet pa vlerë?

• A ndjen se Zoti është afër… apo se feja është vetëm një barrë urdhrash?

• A i sheh prindërit si model… apo si pengesë?

Të gjitha këto orientime nuk mësohen me ligjërata, por depërtojnë përmes klimës së përgjithshme në shtëpi.

Më të rrezikshmet nga shenjat e braktisjes së funksionit edukues të shtëpisë:

1. Kur shtëpia kthehet vetëm në vend gjumi, pa vend për bisedë e për mbjellje vlerash.

2. Përdorimi i ekraneve dhe teknologjisë si zëvendësim për komunikimn.

3. Frika edukimit të fëmijëve për kritikë dhe pyetje.

4. Kur edukimi shihet si përgjegjësi vetëm e nënës ose vetëm e shkollës.

5. Angazhimi me pamjen e jashtme dhe neglizhimi i thelbit.

Shtëpia nuk janë muret… por mendja dhe shpirti

Kur kujdesemi më shumë për ngjyrën e perdeve sesa për tonin e zërit me fëmijët,

kur ndjekim notat e tyre në shkollë dhe harrojmë idetë e tyre,

atëherë ne e drejtojmë shtëpinë si strehimore, jo si institucion civilizues.

Dhe në fund,

Shtetet ndërtohen me fabrika, por civilizimet ndërtohen me shtëpi.

Shtëpia që nuk nxjerr fëmijë të lirë, nuk mund ta zëvendësojë asnjë sistem arsimor apo projekt ringjalljeje, sado i përsosur të jetë.

Le ta rikthejmë madhështinë dhe funksionin e shtëpisë.

Sepse ajo është pika e nisjes në projektin e ndërtimit të njeriut… dhe të së ardhmes.


Hoxhë Halil Avdulli