Kur njeriu nuk e di çfarë do nga jeta,
shpesh përjeton humbjen e drejtimit të brendshëm, duke jetuar më shumë si reagim ndaj rrethanave sesa si zgjedhje e vetëdijshme e rrugës së tij. Bashkë me këtë shfaqet edhe ndjenja e boshllëkut, ku dita bëhet e rëndë sepse mungon një kuptim që lidh përpjekjet me një qëllim më të madh.
El-Kijameh, 75:36)
“A mendon njeriu se erdhi ne këtë botë i lënë kot (pa qëllim, pa detyrë, pa llogari)?”
1. Sakrifikon ate që është (thelbësore dhe e rëndësishme), për të vrapuar pas asaj që është (sekondare dhe e parëndësishme).
2. Bëhesh i fiksuar pas atyre që dinë rrugën e tyre.
3. E gjen veten “imitues pa parim”, që anon nga çdo erë që fryn.
4. Shpenzon veten në beteja që në të vërtetë nuk janë të tija.
5. Kapet nga paniku kur jeta e godet me sprova e vështirësi.








