Kurti bën një përmbledhje të vizitave të tij në Britani dhe Irlandë

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.
Kurti në Britani u takua me shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, si dhe me udhëheqës të institucioneve arsimore, shkruan lajmi.net.

Takimit e fundit Kurti dje e pati me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Leo Varadkar, të cilët biseduan për çështje të ndryshme si bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e ekonomisë, teknologjisë dhe tregtisë, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu në të njëjtën ditë ka qenë prezent edhe në Universitetin e Dublinit, i cili nuk hezitoi që të “mburret” për arritjet e qeverisë që udhëheqë ai.

Në këto takime Kryeministri është parë i shoqëruar edhe nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, i cili ishte si udhërrëfyes për kryeministrin Kurti në takimet e tij në Britani.

Arsyeja e Kurtit të vizitave të tij në Britani kanë qenë më shumë në rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si arsimi, ekonomia, teknologjia dhe siguria.

Ndërsa para disa ditëve Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, me qëllim të afirmimit të BE-së për planin e zgjerimit dhe ndihmës ekonomike për Ballkanin Perëndimor, me 6 miliardë euro, kryeministri Kurti nuk ishte prezent në samitin me rëndësi të madhe.