Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Në këtë takim sipas komunikatës së Qeverisë u diskutua për zhvillimet aktuale me theks ajo e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit. Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”, thuhet në komunikatë.
Gjukanoviq siç thuhet në komunikatë i uroi Kurtit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës.








