Kurti dhe Merkel përshëndeten para takimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka arritur të përshëndetet me kancelaren gjermane, Angela Merkel edhe para takimit zyrtar që kanë këtë të martë.

Merkel ka përshëndetur Kurtin në hotel ‘Tirana’ që është edhe investim gjerman në Shqipëri.

Duhet përkujtuar që takimi në mes Kurtit dhe Merkel është paraparë të fillojë në ora 15:00.

Kancelarja gjermane, Angel Merkel filloi vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor nga Serbia.

Gjatë ditës së djeshme ajo vizitoi Serbinë, ku zhvilloi takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë këtij takimi Merkel dhe Vuçiq diskutuan edhe për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.