Kurti e Brnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë.

Në këtë samit pjesëmarrëse është edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Në këtë samit Brnabiq kërkoi që marrëveshja e CEFT-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, raporton Tanjug.

Kryeministri Kurti i bëri thirjre Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa Brnabiq me këtë rast u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë.

“Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Ana Brnabiq theksoi se Kosovën nuk e njohin pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug.