Ballina Lajmet Kosovë Kurti e njofton ambasadorin e ri të Jordanisë për të arriturat e...

Kurti e njofton ambasadorin e ri të Jordanisë për të arriturat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.

Duke e uruar për detyrën e re, Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë.

Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që ka pasur Kosova nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj vendit.

Po ashtu, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të Qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndanë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza.