Kurti: Emërimi i Thaçit thelloi kpajen e shtetit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për emërimin e Nijazi Thaçit, ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut .

Kurti tha se që nga mbrëmë, u thellua krimi i organizuar dhe kapja e shtetit.

Lideri i VV-së tha se Thaçët dhe PDK-ja, kanë ushtruar pushtet në KEK,  nëpërmjet Njazi Thaçit, i cili për një kohë të gjatë sa ishte drejtor i prokurimit, nënshkroi kontrata që gati e kolapsuan këtë kompani publike.

Kurti më tej tha se Nijazi Thaçi, i cili sipas tij është një eksponent i krimit të organizuar në Kosovë,  u avancua dhe se kontrolli në shtetin e kapur, po rritet nëpërmjet pozitave të tilla, ku nuk ka njerëz kompetent, e  të ndershëm,  por familjarë të zyrtarëve të majave të institucioneve të sistemit.