Kurti emëron edhe një këshilltar politik

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Erzen Vraniqin si këshilltar politik.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikatë drejtuar mediave.

“Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional  i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

Ndryshe, Vraniqi është edhe udhëheqës i zyrës për media në Lëvizjen Vetëvendosje.