Kurti emëron katër zëvendësministrat e parë në qeverinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar katër zëvendësministra.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre”, thuhet në komunikatë.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Enver Dugolli, zëvendësministër i MbrojtjesBlerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë

Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.