​Kurti flet për takimet dhe diskutimet që kishte në Greqi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se siguria në Evropë dhe në rajon pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbizotëruan temat e takimeve që kishte gjatë tri ditëve të Forumit Ekonomik, në qytetin antik Delfi, në Greqi.

Kurit ka shkruar në Facebook se në ditën e parë të Forumit u takua me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me të cilin biseduan mbi mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, përkundër pengesave politike.

Tutje ai ka përshkruar takimet edhe me figura të tjera të rëndësishme, si atë me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë, Duncan Bonfield, pastaj të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e kështu me radhë.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Siguria në Evropë dhe në rajon pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbizotëruan temat e takimeve që pata gjatë tri ditëve të Forumit Ekonomik, në qytetin antik Delfi, në Greqi.

Në ditën e parë të Forumit u takova me Kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, z.Shefik Xhaferoviq, me të cilin biseduam mbi mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, përkundër pengesave politike.

Me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë (IFSWF), z.Duncan Bonfield diskutuam për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës dhe mënyrat se si IFSWF mund të na ndihmojë me dijen dhe përvojën e tyre.

Në ditën e dytë takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z.Miroslav Lajçak, me të cilin biseduam për mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.