Ballina Lajmet Kosovë Dënohet me 24 vjet burgim një burrë për dhunimin e dy të...

Dënohet me 24 vjet burgim një burrë për dhunimin e dy të miturave

Me 24 vjet burgim është dënuar E.G. për dhunimin e dy të miturave.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka sqaruar se nga muaji nëntor 2023 deri më 1 mars 2024, E.G. e ka detyruar vajzën nën 14 vjeç të kryejë marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë, në një kohë tjetër deri po ashtu më 1 mars këtë vit, ai e ka detyruar edhe një tjetër nën moshën 14 vjeç të kryejë akt seksual.

E.G. ka qenë në paraburgim nga 1 marsi 2024.