Kurti i shkruan kryemurgut Janjiq për ta vizituar Manastirin e Deçanit: Retorika që nxit urrejtje mes komuniteteve nuk është zgjidhje

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar përmes një letre Kryemurgut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ku i ka shprehur dëshrën ta vizitojë këtë manastir.

Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook.

“Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Dialogu me klerikët ortodoksë në Kosovë është rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme”, shkruan Çeku.

Ai shtoi se “së fundmi, Kurti i është drejtuar me një letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjić. Kurti ka përsëritur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim”.

“Ne ende jemi në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet praktike të kësaj vizite. Sfidat tona të përbashkëta mund t’i adresojmë vetëm përmes komunikimit që fuziqon klimën e mirëbesimit. Retorika që nxitë urrejtje dhe përçarje mes komuniteteve nuk është zgjidhje dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë” shkruan tutje ai.