Kurti mbërrin në Austri, pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka arritur në Austri, me ç’ rast është pritur në një ceremoni shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer.

Është bërë e ditur se pas takimit, Kurti dhe kancelari austriak, në ora 13:30 do të mbajnë një konferencë për media, përcjell lajmi.net.

Qëllimi i kësaj vizitë nuk është bërë i ditur, por ky takim vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.