Ballina Sport Futboll Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në...

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Kryeministri i Kosovës, tha se në rast kualifikimi në Kampionatin Botëror do të ndahen edhe 1 milionë euro të tjera pas atyre prej 500 mijë € futbollistët pas fitores ndaj Sllovakisë.

Por, ai premtoi edhe shpërblime të tjera në rast kualifikimi në Botëror, e për të cilat tha se nuk ua merr mendja se çfarë do të jenë.

“Do të ndajmë 1 milionë euro të tjera nëse kualifikohemi. E ngjashëm sikurse ishim zotuar për shpërblime ndaj Sllovakisë e kualifikimit, po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojnë në Kampionatin Botërorë në Amerikë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti duke u uruar suksese futbollistëve të Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë, tha se në Brastisalvë, Sllovania u njoh me futbollistë të rangut të lartë nga Kosova.

“Triumfi në Bratislavë, ku Sllovakia u njoh me futbollistë e rangut botërorë nga Kosova përmban një lajmë të rëndësishëm për vendin tonë. Dua që kjo mos të mbarojë këtu. Uroj fort që djemtë tanë të cilët pata kënaqësinë të t’i takojë mbrëmë të fitojnë finalen e plejofit dhe të shkruajnë historinë e Kosovës, si të parët që jetësojnë ëndrrën e botërorit. Kualifikimi në Kupën e Botës do ta kuptimësonte shënimin e 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA”, tha Kurti.