Kurti priti në takim Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme priti në takim përfaqësuesit e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ata i prezantuan  Kurtit kërkesat e tyre në lidhje me mbrojtjen e liqeneve akumuluese gjithandej vendit, kundërshtimin e ndërtimeve afër tij dhe problemet tjera ekologjike në përgjithësi.

Ky grup ka kërkuar takim me Kurtin për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me këto çështje.

Kurti ka thënë që dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur, prandaj edhe dje i dëgjoi me vëmendje e kujdes kërkesat e këtyre qytetarëve.

U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave.