Kurti reagon për zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër: Mezi pres të punojmë ngushtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si i pari i Qeverisë në Mal të Zi.

Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që me Abazoviqin të punojë ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e parë të Malit të Zi nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon.