Kurti: Serbia s’është e interesuar për normalizim, përkundrazi ajo po zgjedh të sulmoj Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur lidhur me raportin e Kosovës me Serbinë. Ai ka theksuar se Kosova vazhdon ta ketë një fqinj i cili po përkeqësohet duke e lidhur me rastet e fundit të arrestimit të padrejtë të qytetarëve kosovarë.

“Përkundër ndryshimeve pozitive e progresiste të vendit tonë edhe ky vit po na e trashëgon një fqinj të vjetër i cili po përkeqësohet. Javën e kaluar dy qytetarë të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Dakaj u ndaluan dhe u arrestuan në kufi me Serbinë. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Nuk është hera e parë. Kjo është një sjellje e qëllimshme dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.

Kurti ka treguar se Serbia nuk është e interesuar për marrëdhënie të mira, pasi që sa herë që i janë adresuar për diçka, siç ka bërë ministrja Albulena Haxhiu kur ka kërkuar ekstradimin e qytetareve, Serbia nuk ka dhënë asnjëherë përgjigje.

“Serbia vazhdon të mbaj në paraburgim edhe dy qytetarë tjerë Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj për gjoja kryerjen e krimeve të popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në dritë të marrëdhënieve të mirë fqinjësore dhe normalizimit të marrëdhënie të vendeve tona ka kërkuar ekstradimin e tyre nga autoritet e Serbisë, përgjigje nuk kemi pranuar kurrë”, është shprehur Kurti.

Për kryeministrin Kurti, Serbia nuk është e angazhuar për normalizim raportesh, përkundrazi ajo po zgjedh të sulmoj Kosovën si rasti i Banjskës.

“Më 27 shkurt 2023 përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josef Borrel deklaroi se marrëveshja bazike në mes Kosovës e Serbisë ishte arritur. Në nenin1 të saj theksohet që palët të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore bazuar në të drejta të barabarta. Serbia zgjedh të sulmoj Kosovën ashtu siç ka bërë më datë 24 shtator 2023 në Banjskë, e pastaj ta mbroj nga burgimi kryersit e kësaj vepre në krye me Milan Radoiçiq. Serbia nuk është rrezik vetëm për qytetarët tanë e stabilitetin tonë ajo së fundi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj, si rasti i liderit opozitar serb Nicola Sandoloviq.”, ka thënë ai në mbledhje.