Kurti takon ambasadorin Sakar, falënderon Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Ambasadori Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e  vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.  Në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet.