Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur për sot mbledhjen e qeverisë së Kosovës.

Mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 13:00, shkruan lajmi.net.

Siç edhe u paralajmërua, sot pritet që të ketë ndarje buxhetore në përkrahje të familjeve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.

Ndërkaq që ende nuk dihet se cilat do të jenë pikat tjera të rendit të ditës.