Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të dërgojë ftesa të liderët e partive opozitare për çështjen e presidentit.
Por, ai ka thënë se një marrëveshje për presidentin është mirë që të ketë deri në 86 deputetë që zgjedhja e presidentit të jetë e sigurt.
Kurti nuk ka folur për ofertat që ai do t’i bëjë, duke thënë se duhet të priten takimet që të shihen edhe kërkesat.
“Padyshim që do të bëjë ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim cilat janë rrugët ashtu që të arrijmë numrin prej së paku prej 80 deputetëve dhe po e përsërisë që nuk besoj është mirë të jemi 80 apo 81, duhet të jemi deri në 86 që të jemi të sigurt që ta zgjedhim presidentit. Do të bëjë edhe ftesa e do të zhvillojë takime, por çfarë ofertash e kërkesash do të ketë takime,duhet të presim që të ndodhin ato takime”, tha Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, raporton teve1.info
Poashtu Kurti ka thënë se do të bëjë edhe konsultime të brendshme për të parë se si do të veprohet
“Në njërën anë kemi parasysh interesat politike, por në anën tjetër janë kufizimet juridike dhe ligjore. Duhet ta shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh kryeministri.
Kurti kishte zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, të cilat kishin përfunduar pa marrëveshje para seancës së 5 marsit .
Gjykata Kushtetuese ka dhënë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit në aktgjykimin e 31 marsit.








