Kurti thotë se ka gjasa shumë të mira që sot të bëhet kryeministër

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjasat janë shumë të mira që sot ai të bëhet kryeministër.

Ai para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me dialogun”, ka deklaruar se

“Shpresojmë më të mirën, gjasat i kemi shumë të mira”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit dhe legjislaturës së tetë. Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar se do të formohet edhe qeveria Kurti 2.