Kurti uron Erdoganin: Mezi pres ta thellojmë bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Recep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Kurti tha se mezi pret të thellojë bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë.

”Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Twitter./