Kush janë 17 gjigantët e teknologjisë që do të monitorohen rreptësisht nga Bashkimi Evropian

Dështimi për të implementuar këto masa mund të përfundojë me gjobë deri në 6 përqind të të ardhurave globale të kompanive.

Amazon, Apple dhe 17 gjigantë të tjerë të teknologjisë janë vendosur në listën e platformave “shumë të mëdha” të Bashkimit Evropian që do të thotë se përballen me kontrolle me strikte nga rregullatorët dhe potencialisht gjoba më të larta nëse i shkelin ato rregulla.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, në fund të 2020-ës prezantoi një legjislacion të ri për mënyrën sesi rregullatorët duhet të monitorojnë gjigantët e teknologjisë.

Nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale(DSA), që u implementua katër muaj më parë, rregullatorët janë në gjendje të monitorojnë përmbajtjet për të reduktuar komentet e dëmshme dhe vendosur rregulla për përdorim të inteligjencës artificiale.

Kjo është lista e plotë e kompanisë, zbuluar ditën e Marte, që do të monitorohen më shumë nën DSA sipas Bashkimit Evropian:

Alibaba’s AliExpress
Amazon Marketplace
Apple AppStore
Booking.com
Facebook
Google Play
Google Maps
Google Shopping
Instagram
LinkedIn
Pinterest
Snapchat
TikTok
Twitter
Wikipedia
YouTube
Zalando
Bing
Google Search

Këto platforma kanë katër muaj afat për të siguruar se veprimtaria e tyre është në përputhje me rregullat e DSA. Në mesin e këtyre rregullave është edhe dhënia informacion përdoruesve pse ju janë rekomanduar disa uebsajte apo shërbime dhe sesi ti shmangin ato.

Dështimi për të implementuar këto masa mund të përfundojë me gjobë deri në 6 përqind të të ardhurave globale të kompanive.

Shembull konkret është ai ku rregullatorët Evropiane kanë paralajmëruar Elon Musk, CEO-n e Twitter se firma ka shumë punë për të bërë që të jetë në përputhje me rregulloren Evropiane.