Kush janë Gylenistët e Kosovës dhe pse u arrestuan ata?

Drejtuesit e degës së Fetullah Gylenit në Kosovë, të cilët veprojnë nën institucionet arisimore “Mehmet Akif”, sot janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Në mesin e të arrestuarve janë drejtori Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, Kahraman Demirez dhe profesorët Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan”, thonë zyrterë nga kolegji “Mehmet Akif”.

Arrestimi i tyre vie pas shumë kërkesash të shtetit turk, i cili po i ndjekë organizatorët e grusht shtetit ushtarakte vitit 2016. Ishin pikërisht celat e organizatës terroriste FETO ata që u përpoqën që përmes infiltrimit në ushtri, të rrëzonin presidentin e zgjedhur Rexhep Tajip Erdogan.

Që nga dështimi i grusht shtetit të muajit korrik, 2016, shteti turk po i ndekë gjurmët e atyre që trazuan vendin dhe qytetarët.

Ndërkohë, vet presidenti i Kosovës Hashim Thaci i kishte premtuar homologut të tij turk se do të bëjë “gjënë e duhur” lidhur me kërkesën e Turqisë për ti deportuar celulat e jashtme të organizatës FETO, e cila e origanizoi grusht shtetin.

Vet Thaci kishte deklaruar se ata që Turqia i konsideron terrorist, janë terrorist edhe për Kosovën. Megjithatë, drejtuesit e vendit me sa duket ka “ndjenja të përziera” lidhur me arrestimet, duke qenë se këto ishin bërë sic thuhet në mënyrë unanime nga presidenti, e jo në bashkëpunim me kryeministrin Haradinaj. /MESAZHI/