✍️- I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha:
“Shtatë janë ata që Allahu do t’i vendos në hijen e Tij në Ditën kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tijë:
1. Një udhëheqës i drejtë,
2. Një i ri që u rrit në adhurimin e Allahut,
3. Një person zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë,
4. Dy persona që e donin njëri-tjetrin për hir të Allahut, duke u takuar dhe duke u ndarë për hir të Tij,
5. Një burrë që u thirr nga një grua me pozitë dhe bukuri të lartë, por ai tha: “Unë i frikësohem Allahut”,
6. Një burrë që dha lëmoshë fshehurazi, kështu që dora e tij e majtë nuk e dinte se çfarë jepte dora e tij e djathtë,
7. Një burrë që e kujtoi Allahun në vetmi dhe sytë e tij mbusheshin me lot.”
(Buhariu dhe Muslimi,nr.1031)
✍️- Dita e Kijametit është një ditë e madhe e nxeht, përplot trishtime ku zemrat dridhen dhe shpirtrat mbushen me tmerr. Dielli afrohet, një milje larg kokave të njerëzve, dhe ata janë të mbuluar me djersë, disa madje edhe të zhytur plotësisht. Nuk ka hije përveç asaj që dhuron Zoti. Nuk ka pemë, as flladitse, klima, as zona pushimi – asgjë për t’i mbrojtur njerëzit nga nxehtësia e diellit. Kushdo që është në hije të Zotit në këtë ditë, me të vërtetë ka arritur një fitore të madhe.
👈-Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) na informoi se ka shtatë kategori njerëzish që Zoti do t’i bëjë hije në këtë ditë kur nuk ka hije përveç atyre që Ai dëshiron.
Këta shtatë u përmendën nga Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) në një hadith të vetëm. Ka të tjerë që Zoti do t’i bëjë hije, të përmendur në hadithe të tjera. Disa dijetarë kanë shkruar mbi këtë temë, duke përfshirë: El-Hafidh Ibn Haxher el-Askalani në veprën e tij të titulluar “Njohuria e Cilësive që Çojnë në Hije”, Imam el-Sujuti në librin e tij “Përgatitja e Terrenit për Cilësitë që Çojnë në Hijen e Fronit”, Imam Sehaviju në “Festimi i Tubimit të Atyre që Marrin Hije” dhe të tjerë.
Këto shtatë kategori ndryshonin në veprimet e tyre në formë, por të gjitha kishin një kuptim të përbashkët, që ishte lufta e tyre kundër vetes, lakmisë dhe kundërshtimi i tyre ndaj dëshirave, egove të tyre, duke kërkuar dhe shpresuar kënaqësinë e Zotit të Plotfuqishëm, kështu që ata ngulmuan kundër dëshirës së epshit, zemërimit ose lakmisë.
🌴- I pari prej tyre është udhëheqësi i drejtë:
E gjithë dynjaja i bëri presion dhe e tundoi, por ai i rezistoi lakmisë, zemërimit dhe dëshirave të tij – pavarësisht aftësisë së tij për të arritur qëllimet e tij – dhe i tha thirrjes së pasionit: “Jo… Unë i frikësohem Zotit, Zotit të Botëve”.
Udhëheqësi i drejtë është më i dobishmi nga robërit e Zotit për shkak të universalitetit të dobisë së tij; sepse nëse ai është i drejtë, popullata e tij do të jenë të drejtë, dhe nëse ai tejkalon kufijt, ata po ashtu do t’i kalojn kufitë e Zotit.
Ai është i drejtë në dhënie, i drejtë në shpërndarje, i drejtë në gjykim dhe i drejtë në marrëdhënie. Drejtësia e tij përfshin të gjithë qytetarët e tij. Ai mbron pasurinë e muslimanëve, zgjidh ankesat, i bën të gjithë njerëzit të barabartë para ligjit dhe vendos gjithçka në vendin e duhur.
🌴- Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, tha: “Kjo vlen edhe për këdo që i është besuar ndonjë nga punët e muslimanëve dhe vepron drejtësisht në të. Kjo mbështetet nga transmetimi në Sahih Muslim nga hadithi i Abdullah ibn Amrit, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, të cilin ai transmetoi nga Pejgamber a.s.: “Ata që janë të drejtë do të jenë në minbere drite para Zotit, në të djathtë të Mëshiruesit, ata që janë të drejtë në vendimet e tyre, me familjet e tyre dhe në gjithçka që u është besuar.’
(Sahihu Muslim,nr.1827)
Interpretimi më i mirë i drejtësisë është se ajo është kur dikush ndjek urdhrin e Zotit duke vendosur gjithçka në vendin e duhur, pa teprim ose neglizhencë.” [Feth el-Bari: Hadithi 660].
Pra, kur ai i strehoi njerëzit me hijen e drejtësisë dhe të vërtetës në këtë botë, ai meritonte të ishte në hijen e Krijuesit Fuqiplotë.(Vazhdonë)
Prof. ass. dr. Musa Vila








