✍️- Lloji i dytë : “Një i ri që kohën e kaloi duke adhuruar Zotin..”
– Rinia është një nga fazat më të rëndësishme të jetës. Është një kohë kur vendosmëria forcohet, vitaliteti dhe energjia shumohen, dëshirat janë pakufi, epshi mbizotëron dhe pakujdesia rritet, veçanërisht kur sprovat dhe fatkeqësitë shumohen, dhe ata që sulmojnë fenë ose i nënshtrohen kënaqësive të kësaj bote janë të shumtë.
Nëse, pavarësisht të gjithave këtyre, një i ri mbetet i palëkundur në besimin e tij, duke iu përmbajtur udhëzimit të fesë, Kuranit dhe Sunetit të Profetit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), duke ndjekur rrugën e Zotit në rininë e tij, dhe nëse Zoti i jep sukses që në vitet e tij të hershme, e bën të dashur për vepra të drejta dhe i lehtëson edukimin ose shoqërinë e mirë.
Ai jeton duke iu rezistuar instinkteve të tij, duke kontrolluar dëshirat e tij dhe duke kapërcyer tekat dhe impulset e tij, atëherë ai e meriton atë gradë të madhe dhe status të lartë, dhe do të jetë nën hijen e Zotit në Ditën e Ringjalljes bashk me njerëzit tjerë të priveligjuar nga veprat kapitale.
🌴- Lloji i tretë është: “një njeri zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë…” Zemra e tij, për shkak të lidhjes së saj të fortë me xhaminë, është si një nga llambat e saj, që varet prej saj.
Ai ka një dashuri të thellë për xhamitë, duke i frekuentuar ato dhe duke kaluar shumë kohë atje, duke ndjekur me zell namazet me xhemat dhe namazet e detyrueshme, dhe duke pritur me padurim namazin tjetër pasi të ketë përfunduar një të tillë. Ai falet pas çdo Imami. Nuk bënë dallim mes Imamëve dhe atyre që ju prijn në mihrab. Kjo është një shenjë e dashurisë së tij për Zotin e Plotfuqishëm, sepse xhamitë janë shtëpitë e Zotit në tokë.
🌴- Nuk është e nevojshme që ai t’u përkushtohet plotësisht atyre hapsirave të xhamive, duke mos i lënë kurrë. Përkundrazi, siç tha Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë: “Kuptimi i saj është një dashuri e thellë për to dhe zell në pjesëmarrjen në namazet me xhemat atje, jo domosdoshmërisht një ndeje e vazhdueshme në xhami.” [Sherh Muslim: Hadith 1031].
🌴- Gratë gjithashtu mund të bien në këtë kategori, me zemrat e tyre të lidhura me namazin. Në këtë rast, “xhami” i referohet vendit të sexhdes, ose nënkupton një dashuri për takimin me Zotin në namaz. (Vazhdon)
Prof. ass. dr. Musa Vila








