Ballina Artikuj “Kushdo që lë diçka për hir të Zotit, Zoti do ta kompensojë...

“Kushdo që lë diçka për hir të Zotit, Zoti do ta kompensojë me diçka më të mirë!”

Jaouen Hadjam

Gjatë Ramazanit trajneri i klubit francez Nantes, i tha algjerianit Jaouen Hadjam se nëse këmbëngulte të agjëronte gjatë ditëve të ndeshjeve, nuk do të luante. E vuri përballë zgjedhjes: ose ta prishte agjërimin, ose të mos grumbullohej për ndeshje.

Çfarë zgjodhi Hadjam?

Zgjodhi agjërimin.

Dhe vërtet, ai u la jashtë ndeshjeve. Më pas humbi edhe vendin e titullarit ndaj rivalit të tij, dhe dukej sikur karriera e tij po merrte tatëpjetën.

Por historia nuk përfundoi këtu…

Hadjam u transferua te klubi zviceran Young Boys, ku u paraqit shkëlqyeshëm në kampionatin zviceran dhe në garat evropiane. Më pas, pas dy vitesh në Zvicër, erdhi edhe shpërblimi i madh: transferimi në Premier League angleze te Brighton, me kontratë deri në vitin 2031.

Një rrugëtim që të kujton se ndonjëherë ajo që duket si humbje në një moment, mund të jetë vetëm një hap drejt një të mire edhe më të madhe.
Dhe se kushdo që bën diçka për hir të Allahut, Ai do ja kompenzojë herët a vonë.

hoxhe_enis_cakaj