Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kushtet në Gaza ‘keq e më keq’

Kushtet në Gaza ‘keq e më keq’

Çdo familje në Gaza tani ka dikë që është vrarë, apo kanë lëndime. Lajmet për njerëz të vrarë – nuk mbarojnë kurrë.

Bombardimet nuk kanë të ndalur, kanë qenë të pamëshirshme për më shumë se 24 orë tani, duke vazhduar shumë dhunshëm që nga… pardje. Gjithë natën dhe gjithë ditën sot.

Tre masakra të mëdha sot në kampin e refugjatëve Jabalia, në kampin e refugjatëve al-Shati, në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Po bëhet gjithnjë e më keq, orë pas ore. Ekipet mjekësore po flasin për dhjetëra persona nën rrënoja.

Është shumë errësirë natën tani, pa energji elektrike në Rripin e Gazës, me shumë pak burime dhe aftësi që këto ekipe të operojnë – [ata po punojnë] me duart e tyre dhe me ndihmën e civilëve.