Kuvendi miratoi Rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës në një seaancë të jashtëzakonshme ka miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

77 deputë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim

Kjo rezolutë po bëhet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, dhënë pas takimit të djeshëm me vendet e QUINT-it, ku njëzëri i thanë “jo”, kërkesës së Serbisë për të mbajtur referendum në territorin e Kosovës.

Pak para fillimit të seancës, deputetët e LDK-së e AAK-së janë parë në Kuvend.

Ndryshe nga ta, deputetët e PDK-së nuk e shohin të arsyeshme mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.