Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

66 deputetë votuan për, 32 kundër dhe 5 abstenuan.

Më shumicë votash u vendos që në procedurë të përshpejtuar të mbahet seanca për shqyrtim të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Kjo seancë do të mbahet të premten nga ora 11:00.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha Murati se të hyrat buxhetore janë 3.64 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve të mbulohet me kredi apo edhe me deficit.

“Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është rreth 4 miliardë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliardë e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve. Pjesa e mbetur e deficitit parashihet të financohet përmes huamarrjes ose granteve nga donatorët. Përveç këtyre, është paraparë që: Paga e 13-të të shtohet këtu, Përvoja e punës, që me ligjin e pagave për 15 vitet e para ishte 0.25% për vit, të kthehet në 0.5% në vit për të gjitha vitet. Shtyrja e hyrjes në fuqi të normës progresive për tatimin në pronë, në mënyrë që këtë vit të kemi një ligj të ri në konsultim me komunat, duke qenë se këto të hyra u shkojnë atyre”, ka deklaruar Murati.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se ky buxhet është i zhvillimit.

Partitë opozitare kanë kritikuar qasjen e Qeverisë me ngutin për ta votuar buxhetin me shmangie të rregullores, duke thënë se ky buxhet nuk përfshinë ekspozenë e paraqitur nga Kurti.