Kuvendi shkon në pauzë

Pas rreth tre orë, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar një orë pauzë për deputetët.

Pas rreth tre orë diskutime, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të pushojnë për një orë.

Nagavci ka bërë të ditur se në ora 15:45, deputetët do të kthehen në sallën e Kuvendit.

Theksojmë se në seancën plenare në të cilën pritet të votohet Qeveria e Kosovës, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar dhe ka shfaqur planprogramin qeverisës për katër  vitet e ardhshme, raporton lajmi.net.

Mirëpo, këto tre orët e para të punimeve të Kuvendit të Kosovës më shumë kanë shkuar me deklarata dhe akuza drejtuar Albin Kurtit për ndryshimin e deklaratave dhe qëndrimeve të tija për Isa Mustafën dhe partinë e tij.