Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kjo seancë pritet të nisë nga ora 11:00.

Teksa gjatë ditës së djeshme kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që gjatë seancës së nesërme të votojnë Rezolutën për të mbështetur Policinë e Kosovës.

Ndryshe në seancën paraprake Rezoluta e propozuar nga PDK në lidhje me përkrahjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk është futur në rend të ditës.

Kjo pasi vetëm 36 nga deputete të opozitës votuan pro, ndërsa pozita abstenuan pasi sipas tyre nuk ka asnjë material të përgatitur, as nuk dihen implikimet buxhetore, prandaj duhet ulur paraprakisht dhe diskutuar për propozimet dhe dakordimet e përbashkëta.

Në rezolutën e prezantuar nga Tahiri, përfshin buxhetimin shtesë për pension të parakohshëm, shtesat e rrezikshmërisë dhe sigurimi shëndetësor.

Këtë propozim të PDK-së e ka kundërshtuar kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Mbështetje i kanë dhënë edhe dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.