Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme, ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot.

Në rend dite janë shqyrtimet e dhjetë projektligjeve që nuk arritën të futeshin në rendin e ditës në seancën paraprake.

Ndër shqyrtimet do të jetë ai i projektligjit për çmimet tavan në raste të destabilizimit të tregut.

Seanca është ftuar për orën 17:00.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore