Ky është Kabineti Qeveritar Kurti 2

I nominuari për kryeministër Albin Kurti, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kabinetin e tij qeveritar.

Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra.

Ky është Kabineti Qeveritar.

Kryeministër, Albin Kurti

Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi

Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave Emilija Rexhepi

Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukuturës, Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë, Faton Peci

Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka

Nga 15 ministra vetëm 8 janë të Lëvizjes Vetëvendosje, 5 janë gra, nga Kabineti ynë qeverisës 18 anëtarë gjithsej. Kërkojmë besimin tuaj, ofrojmë besimin dhe përkushtimin tonë, dijen e vullnetin tonë. Zotohemi për llogaridhënie dhe përgjegjësi