Ky është mesazhi i ambasadorit amerikan pasi Kurti mori detyrën e kryeministrit

Urime për marrjen e detyrës si kryeministër, Albin Kurtit të VV-së i kanë ardhur edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter ka thënë se shpreson në një bashkëpunim të thellë me qeverinë e re në të mirë të ndërtimit të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e vendit, shkruan lajmi.net.

Kosnett po ashtu ka thënë se duhet edhe shumë punë për t’u përballur me pandeminë e COVID-19.

Postimi i plotë:

Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e Re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. Mbani maskën.