“Ky është nazizëm”, digjet Brukseli! Kundërshtohen vaksinat me detyrim dhe kufizimet

Policia belge përdori ujë me presion për të shpërndarë turmat e protestuesve që kundërshtojnë kufizimet e reja në luftën ndaj Covid.

Rreth 8 mijë veta marshuan drejt zyrave qendrore të BE duke brohoritur “Liri” dhe duke lëshuar fishekzjarre.

Protestuesit u ndaluan për të arritur zyrat e BE nga një kordon i gjatë policor dhe telat me gjemba. Helikopterë dhe drone qëndronin mbi kokat e protestuesve ndërsa ata në reagim lëshuan fishekzjarre dhe kanaçe birre. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Disa vende evropiane kanë pasur demonstrata këtë javë teksa qeveritë i përgjigjen Covidit me kufizime të reja. Protestuesit kundërshtojnë masat e reja shëndetësore, si maskat, kufizimet dhe pasaportat e vaksinës, ndërsa ka prej tyre që shpërndajnë dhe teori konspirative.

Disa pankarta krahasonin të pavaksinuarit me trajtimin që iu bë hebrenjve gjatë nazizmit, ku detyroheshin të vinin një yll të verdhë në krah.

Covid = Organizatë Gjenocidale thoshte një pankartë, ndërsa një tjetër krahasonte kodin QR te pasaporta vaksinës me simbolin e Svastikës në flamurin nazist. Edhe zjarrfikës jashtë orarit të punës iu bashkuan protestës, si dhe mamatë me fëmijët e tyre kundër vaksinës me detyrim

Kryeministri belg Alexander de Croo njoftoi një sërë masash duke ashpërsuar rregullat sanitare, zgjatur afatet e pushimeve në krishtlindje dhe duke bërë me detyrim maskat për fëmijët 6 vjeç e sipër.

Presidentja e KE,von der Leyen ka sugjerua gjithashtu vaksinimin e detyrueshëm, gjë e cila ka zemëruar skeptikët. /tch