Ky është numri i ulëseve që pritet të marrë secila parti në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka treguar se si mund të jenë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Cakolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje mund të marrë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 19 ulëse për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, përcjell Demokracia.com.

Në vend të katër, sipas Cakollit vjen AAK-ja e cila sipas këtij rezultati do t’i marrë 8 ulëse.

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, rezultati përfundimtar – me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit – mund të jetë si vijon:

LVV – 49.9% – rreth 437 mijë vota ➡️ 58 ulëse

PDK – 16.7% – rreth 147 mijë vota ➡️ 19 ulëse

LDK – 12.7% – rreth 111 mijë vota ➡️ 15 ulëse

AAK – 7.1% – rreth 62 mijë vota ➡️ 8 ulëse

LS – 5.1% – rreth 45 mijë vota ➡️ 10 ulëse

KDTP – 0.75% – rreth 6,500 vota ➡️ 2 ulëse

ADRIANA HODZIC – 0.74% – rreth 6,400 vota ➡️ 1 ulëse

VAKAT – 0.68% – rreth 6 mijë vota ➡️ 1 ulëse

RI – 0.46% – rreth 4 mijë vota ➡️ 2 ulëse

IRDK – 0.40% – rreth 3,500 vota ➡️ 1 ulëse

NDS – 0.33% – rreth 3 mijë vota ➡️ 1 ulëse

JGP – 0.25% – rreth 2,200 vota ➡️ 1 ulëse

PDAK – 0.25% – rreth 2,200 vota ➡️ 1 ulëse./