Teksa Kosova po feston dhjetë vite pavarësi, një shtet evropian po feston pikërisht 100 vjetorin e pavarësisë së saj.
Lituania, e cila njohu pavarësinë e vendit tonë në maj të vitit 2008, feston përvjetorin e pavarësisë së saj nga Gjermania, e cila e kishte okupuar atë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ndërsa kreativiteti nuk mungoi për hir të këtij përvjetori, ku një pilot aeroplani kaloi rreth për rreth shtetit të tij duke bërë formën e numrit 100.
Fluturimi ishte brenda shtetit të Lituanisë, dhe zgjati pak më shumë se një orë, sipas flightradar24.com
E premtja e 16 shkurtit, shënon 100 vjet që kur Lituania shpalli pavarësinë pas okupimit nga trupat gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore.
Vendi u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpalli pavarësinë sërish në 1991.