La Liga kërkon shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cadiz, shkak mungesa e Muriqit

La Liga i ka kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) që të shtyjë ndeshjen Mallorca-Cadiz, që do të luhej të dielën e ardhshme, më 12 nëntor. Arsyeja e shtyrjes është data e re e ndeshjes Kosovë-Izrael, e shtyrë në tetor dhe mungesa e Vedat Muriqit me klubin e tij.

Kosova u desh të luante me Izraelin me datë 15 tetor, por kjo ndeshja u shty nga UEFA shkaku i luftës mes izraelitëve me Palestinën, duke e konfirmuar disa ditë më vonë se kjo ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 do të luhet më vonë.

FIFA konfirmoi se data 12 nëntor është ajo e cila do të shfrytëzohet për ndeshjen e shtyrë të Grupit I, por kjo datë përkon me datat kur kampionatet janë ende nuk u zhvilluar.

Kështu, La Liga ka kërkuar nga Federata Spanjolle që të shtyjë ndeshjen Mallorca-Cadiz për shkak të ndeshjes Kosovë-Izrael, pasi sulmuesi Vedat Muriqi nuk mund të luajë.

Deklarata e La Ligës për Mallorca-Cadiz

Pasi klubet e prekura janë informuar, La Liga i ka kërkuar gjyqtarit të garave të RFEF që të shtyjë ndeshjen e javës së 13-të mes RCD Mallorca-Cadiz CF, të planifikuar fillimisht për të dielën, më 12 nëntor, si pasojë e zgjatjes së periudhës ndërkombëtare të përzgjedhjeve të vendosura në mënyrë të njëanshme nga FIFA.

Ashtu siç ka ndodhur në vitin 2021 me periudhën ndërkombëtare për ekipet e CONMEBOL-it, FIFA, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë marrëveshje paraprake me garat vendase, ka vendosur të zgjasë me tre ditë periudhën ndërkombëtare për lojtarët e kombëtares së Izraelit dhe Kosovës, të cilët duhet të kompletojnë ndeshjen e tyre të shtyrë në tetor. Kjo periudhë u vendos fillimisht nga data 13 deri më 22 nëntor dhe tashmë është zgjatur nga data 10 në 12 nëntor për lojtarët e këtyre dy skuadrave, duke përkuar me javën e 13-të të La Ligas.