La Liga më nxehtë se asnjëherë më parë, këto janë ndeshjet deri në fund të kampionatit të pretendentëve për titull

Elita e futbollit spanjoll La Liga është futur në fazën më të nxehtë të saj.

Pas 33 xhirove të zhvilluara në La Liga, katër skuadrat e para në tabelë janë në luftë të ashpër për titullin e kampionit.

Aktualisht në krye të kampionatit është Atletico Madrid me 73 pikë, dy më shumë se Real Madridi e Barcelona, por që kjo e fundit ka një ndeshje të zhvilluar.

Ndërkohë në vendin e katërt mbetet Sevilla me vetëm tri pikë larg liderit Atleticos.

Vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit është kthyer në La Liga, pasi deri në fund pritet të jetë një luftë e jashtëzakonshme për titullin e kampionit.

Barcelona duket në përparësi pasi ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, por gjithçka do të mësohet në pesë javët e ardhshme.

Atletico Madrid – Dy ndeshje vendas, tri mysafirë

Lideri aktual i La Ligas, Atletico Madrid do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje deri në fund, ku jashtë shtëpisë do të luaj me Elchen, Barcelonën dhe Real Valladolidin, derisa në shtëpi pret Real Sociedadin dhe Osasunën.

Real Madrid – Tri ndeshje vendas, dy mysafirë

Real Madirid do të luajë pesë ndeshjet e ardhshme, ku tri nga to do t’i zhvillojë në shtëpinë e saj.

Në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’, Real Madridi do të pres Osasunën, Sevillën dhe Villarrealin, derisa si mysafirë luan me Granadën dhe Athletic Bilbaon.

Barcelona – Tri ndeshje vendas, tri mysafirë

Barcelona mbetet skuadra e vetme nga pretendentët për titull që ka për të luajtur gjashtë sfida deri në fund.

Katalunasit do t’i luajnë tri në Camp Nou dhe tri të tjera si mysafirë.

Barça do të jetë nikoqir i Granadas, Atletico Madridit dhe Celta Vigos në Camp Nou, derisa luan në udhëtim te Valencia, Levante dhe Eibar.

Sevilla – Tri vendas, dy mysafirë

Edhe Sevilla vazhdon të mbetet afër dhe po synon që nga plani i dytë ta marrë titullin e kampionit.

Amdaluzianët kanë tri sfida në shtëpi me Athletic Bilbaon, Valencian dhe Deportivo Alavesin, derisa luajnë në udhëtim te Real Madridi dhe Villarreali.