Labinot Tahiri refuzon pagën e deputetit derisa të formohen institucionet

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar lidhur me peticionin për ndaljen e pagave të deputetëve deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nuk dëshiron të marrë pagën e Kuvendit, pa u themeluar institucionet e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se i bashkohet me shumë kënaqësipeticionit të inicuar nga qytetarët për të mos u paguar deputetët.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Përshëndetje!

Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës.

A jeni lodhur të dashur qytetarë?! E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehën në Kosovë, ashtu siq e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.

Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari. Nuk do të deshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit. Arsyea është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona.

Nese Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.

Bëj apel te të gjithë Deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, te kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.

Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.” (sic), ka shkruar Tahiri.