Lajçak bën thirrje për ulje tensionesh dhe lejim të lëvizjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar për tensionimin e situatës në veri si pasojë e vendosjes së reciprocitetit për targat.

Përmes një statusi në Twiter, Lajcak ka thënë se për situatën e krijuar i ka informuar ambasadorët, ndërsa ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe lejim të lëvizjes.

Po ashtu ka ripërsëritur gatishmërinë e BE-së për të ndërmjetësuar në bisedimet për të gjitha çështjet e hapura.

“Është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të rivendoset paqja dhe lejimi i lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për t’i lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, ka shkruar ai.