Lajçak viziton sot Beogradin, takohet me Vuçiq

Gjatë ditës së sotme në Beograd për vizitë do të qëndrojë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ai do të zhvillojë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç thuhet në njoftim, takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Theksojmë se më 7 nëntor, Lajçaku e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po ashtu më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq./