Lançohet versioni i parë i Windows 11-ës, ja sesi ta shkarkoni

Shumica e ndryshimeve vizuale të Microsoft prezantuar në aktivitetin e javës së kaluar do të jenë të disponueshme në këtë version të parë eksperimental.

Microsoft lançoi ditën e Hënë versionin e parë eksperimental të Windows 11-ës. Anëtarët e programit insajder mund të shkarkojnë Windows 11 Preview me numër ndërtimi 22000.15 nga ky moment dhe të kenë akses në menunë e re Start, funksionet multitasking dhe një Microsoft Store të ridizajnuar.

Shumica e ndryshimeve vizuale të Microsoft prezantuar në aktivitetin e javës së kaluar do të jenë të disponueshme në këtë version të parë eksperimental. Menuja e qendërzuar Start është pjesë e ndërtimit së bashku me skajet e rrumbullakosura, qendrën e njoftimeve e shumë të tjera.

Nëse kompjuteri juaj ka një akselerometër, ekrani i kyçjes së Windows 11-ës do të ketë një efekt parallax.

Ende dy funksione shumë të rëndësishme mungojnë me këtë version eksperimental: Microsoft Teams dhe aplikacionet Android. Të dy funksionalitetet janë në zhvillim dhe po testohen nga Microsoft përpara se të shfaqen në ndërtimet e ardhshme eksperimentale.

E gjitha që duhet të bëni është të regjistroheni në programin Windows Insiders dhe më pas të navigoni në Settings – Update & Security – Windows Insider Program në kompjuterin tuaj Windows 10. Aty duhet aktivizuar Dev Channel dhe kështu mund të shkarkoni ndërtimet eksperimentale të Windows 11. /PCWorld