Lauterbach kërkon rivendosjen e maskave ​​në ambiente të mbyllura

Karl Lauterbach

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach ka bërë thirrje për rivendosjen e maskave ​​në ambiente të mbyllura për të luftuar një valë në rritje të infeksioneve me koronavirus.

Në një intervistë për ZDF, Lauterbach këshilloi qeveritë e 16 shteteve të Gjermanisë, të cilat janë përgjegjëse për politikën shëndetësore, të përdorin dispozitat në ligj për të rifutur masa më të rrepta kundër koronavirusit.

“Nëse shtetet do të mund të pajtoheshin tani, si koha më më e favorshme për ta bërë këtë, sigurisht që do të ishte mirë”, tha Lauterbach.

“Vala e infeksioneve që po rritet tani, kërkon një përgjigje nga ana jonë”, tha ai.

Organi kombëtar i kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch, vendosi shkallën kombëtare të incidencës shtatë-ditore të infeksionit në 793.8.

“Shtetet duhet t’u përgjigjen numrave të lartë të rasteve me koronavirus, duke rivendosur kërkesën e mbajtjes së detyruar të maskave FFP2 në transportin publik dhe në hapësirat publike të mbyllura”, tha Susanne Johna, kryetarja e parë e Shoqatës së mjekëve Marburg, në Gjermani.