Lavrov lëvdata Serbisë për sanksionet: Zgjedhje e zgjuar

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Segey Lavrov i ka thurur lavde Serbisë se refuzoi të vendoste sanksione ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Lavrov tha se aleati i tyre ballkanik ka bërë ‘një zgjedhje të zgjuar’, raporton AP.

“Ne vlerësojmë thellësisht popullin serb, kulturën serbe, historinë serbe dhe vendosmërinë e një miku tradicional”, tha Lavrov para një grupi gazetarësh serbë në një video konferencë.

“Ne jemi të bindur se do të vazhdojnë të marrin vendime të zgjuara në këtë situatë”, ka shtuar ministri rus.

Ndonëse Serbia votoi në favor të rezolutës së OKB-së për dënimin e pushtimit rus, Beogradi ka refuzuar që t’i bashkohet SHBA-së dhe BE-së për të vendosur sanksione kundër Moskës.

Lavrov i quajti sanksionet ‘përpjekje e SHBA-së për të vendosur hegjemoninë e saj’ në Ballkan dhe shtoi se Perëndimi ‘po përpiqet të izolojë Rusinë’ në një rajon që ka pasur luftëra shkatërruese në vitet 1990.

Pavarësisht se formalisht ka kërkuar anëtarësim në BE, Serbia ka qenë një aleate e afërt politike, ekonomike dhe ushtarake e Rusisë. /euronews