LDK dhe VV bojkotojnë seancën, kërkojnë debat për “korrigjimin e kufijve”

Seanca e rregullt e Kuvendit ka nis me bojkotim nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Këto dy parti kanë kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se opozita ka kërkuar një seancë për të diskutuar korrigjimin e kufirit, raporton lajmi.net.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca ka thënë se veprimet e presidentit janë kundër kushtetuese dhe në seancën e jashtëzakonshme, opozita ka bërë një rezolutë që do t’ia ndaloj.

“Po i kontribuoni një presidenti i cili ka kallxu haptas çka po don me bo. Ai po don me shkel kushtetutën e Kosovës, më 7 shtator i dështoj takimi me Vuçiqin por me 24 ka me vazhdu. Ju po bëheni pjesë e planeve të presidentit”, ka deklaruar Konjufca.