LDK kujton Latif Berishën e Agim Hajrizin

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i ish-kryetarit të LDK-së në Mitrovicë, poetit Latif Berisha, i cili ishte vrarë në shtëpinë e tij në kohën e bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999 nga forcat serbe, njofton Klan Kosova.

Në kujtim të Latif Berishës e veprimtarit tjetër të rënë, Agim Hajrizi – i vrarë gjithashtu para 19 vjetëve – do të organizohet një Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Haziri tha se çdoherë duhet të përkulemi para veprave të profesorit Berisha dhe se ai gjithmonë do kujtohet me nderime të mëdha si një njëri që bëri shumë për të qenë shqiptarët e lirë.