Letra e lamtumirës së Shaqirit nga Stoke City dhe mesazhi për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka shkruar një letër të lamtumirës për ish ekipin e tij, StokeCity, të publikuar në rrjetet sociale.

Xherdan Shaqiri ka dhënë lamtumirën e tij për Stoke Cityn pas zyrtarizimit të largimit nga klubi.

Mesfushori kosovar i dha fund aventurës te Stoke City duke nënshkruar me Liverpoolin.

Por, ai ka shkruar një letër të lamtumirës për ish ekipin e tij, të publikuar në rrjetet sociale.

“Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderim të gjithë tifozëve të Stoke Cityt, bashkëlojtarëve dhe stafit për mundësinë që të vij në Angli dhe për tri vitet e mrekullueshme në klub”, shkroi Shaqiri, përcjell “lajmi.net”.

“Edhe pse së fundmi, sezoni i kaluar përfundoi me pikëllim nuk kam dyshime se ekipi do të kthehet në Premierligë në të ardhmen e afërt. Gjithmonë do të kem një vend për Stoke Cityn në zemrën time”, shtoi ai.

“Dhe, tani për Liverpoolin. Mezi pres të fillojë këtë kapitull të ri në karrierën time dhe të vazhdoj përpara, të vrapoj në Anfield, si shtëpia e ekipit, do të jetë një moment shumë, shumë special për mua. Jam optimist për të ardhmen time si “Red”, përfundoi Shaqiri.